
Revizionizmi i Clint Williamson e mjegullon shkallën e ndryshimeve në çështjen e Dhomave të Specializuara.
Çështja që përfundimisht u gjykua kaloi nga fokusi te periudha e pasluftës te akuzat për krime gjatë luftës, me një teori tjetër juridike dhe bazë më të gjerë të provave.
Atëherë, çka nënkupton Williamson kur thotë se aktgjykimi përputhet “në masë të madhe” me gjetjet e ekipit të tij?
Nëse teoria juridike që më vonë u bë thelbësore ende nuk ishte zhvilluar, çka saktësisht ishte gati për t’u ndjekur penalisht?
Rrëfimi i tij duhet shqyrtuar me kujdes pikërisht sepse ai nuk ishte thjesht vëzhgues i këtij procesi. Ai ndihmoi që ky proces të vihej në lëvizje.
Ai argumentoi se nevojitej një gjykatë e re për t’i trajtuar krimet që nuk përfshiheshin në juridiksionin e Tribunalit të Hagës, ndonëse më herët kishte udhëhequr Departamentin e Drejtësisë të UNMIK, institucionin përgjegjës për trajtimin e të gjitha çështjeve penale gjatë asaj periudhe.

Muhamet Brajshori
Muhamet Brajshori është studiues dhe ligjërues universitar në Kosovë dhe jashtë saj. Ka përvojë të gjerë në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Më parë ka shërbyer si zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Tajlandë. Gjithashtu, për më shumë se 10 vjet, ka mbajtur disa pozita të larta në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.