
Rrugë e gjatë përpara sindikatave të Kosovës
Organizimi sindikal në Kosovë ndër vite dhe sfidat e reja.
|2023.01.31
|
Rrahman Jashari, kreu i tanishëm i SBAShK, që sot numëron afër 26,000 anëtarë, thotë se këtë sindikatë e krijoi nevoja e kohës, pra përpjekja për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve të regjimit të Slobodan Milošević ndaj arsimit në shqip.
Teksa sektori publik, me gjithë vështirësitë, ia ka dalë të krijojë një histori të organizimit sindikal, organizimi në sektorin privat është pothuajse i pavërejtshëm.
“Ka munguar një solidaritet i sindikatave në rastet kur janë shkelur në mënyrë drastike të drejtat e punëtorëve, ku nuk është siguruar siguria në punë, mbrojtja e shëndetit dhe jetës në punë, në këtë sektor pothuajse fare nuk ka organizim”.
Osman Osmani, aktivist sindikal.Paga minimale
Sipas Brikenë Hoxha nga IKS, raporti shpesh përplasës i sindikatave me qeveritë ka ndikuar në një masë në formësimin dhe njohjen e rolit sindikal.
“Sindikatat e mirëfillta duhet ta përfaqësojnë punëtorin në çdo rast kontestues me punëdhënësin, përshirë këtu edhe përfaqësimin ligjor të tyre”.
Florina Duli, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe koordinatore për Kosovë në organizatën Terre des hommes.
Halim Kafexholli
Halim Kafexholli i ka kryer studimet baçelor për gazetari në Universitetin e Prishtinës. Ai ka qene përfitues i ciklit të parë të Bursës së Gazetarisë për të Drejtat e Njeriut, si dhe ka marrë pjesë në programin e mentorimit të K2.0. Halimi ka punuar në revistën Prishtina Insight të organizatës BIRN Kosovo. Ai po ashtu është përfitues i programit Bursa në Gazetari për të Drejtat të Njeriut (cikli 2018 dhe 2020). Aktualisht punon si gazetar në gazetën Nacionale.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.