
Serbia pothuajse fare nuk u mundua që t’i ikë helmit të Milošević-it
Pas viteve të 90-a, procesi i denazifikimit në Serbi realisht nuk filloi kurrë.
|2018.09.28
|
Shoqëria serbe kurrë nuk e pranoi apo e kuptoi, se deri në çfarë mase u zbatuan politikat dhe krimet e Serbisë të cilat i ngjanin atyre të nazistëve.
Racizmi serb drejt të gjithë jo-serbëve në Jugosllavi, prej së cilit buruan politikat neonaziste të Milošević-it, ishte dhe ende është sot më i dukshëm në marrëdhëniet tona me shqiptarët e Kosovës.
E vërteta është se Milošević-i për pak i humbi zgjedhjet e vitit 2000, por fitoi në afat të gjatë, duke e lënë trashëgiminë dhe politikat e tij të pacenuara në mesin e mbështetësve të shumtë të tij në shoqërinë serbe.
Serbia, nën secilin prej drejtuesve të saj, kurrë nuk ka planifikuar ta “dorëzojë Kosovën”, duke e forcuar më tej në publik rrëfenjën e gabuar se Serbia ka ndonjë të drejtë mbi Kosovën.
Përderisa forcat ‘demokratike’ në shoqërinë serbe flirtuan me gjuhë dhe politika me rrënjë të thella raciste për të fituar mbështetje, pasardhësit e Milošević-it u rikuperuan dhe e fituan përsëri legjitimitetin në mesin e publikut të gjërë.
Gozhda e fundit në arkivolin e mundësisë që Serbia të bëhej shoqëri e denazifikuar, ishte ‘pajtimi historik’ ndërmjet pasardhësve të Đinđić-it dhe atyre të Milošević-it në vitin 2008.
Kjo është ajo që e lidh opozitën dhe qeverinë - e njëjta që e lidhi Milošević-in me opozitën e tij - një qëndrim kolonial dhe thelbësisht racist drejt Kosovës.
Ne, praktikisht nuk kemi ndërmarrë asgjë për t’u ballafaquar me përgjegjësinë tonë për vdekjen e shumë fëmijëve dhe shkatërrimin e shumë familjeve.
Është më e rëndësishme se kurrë të flasim për pasojat e agresioneve të Serbisë në të kaluarën, për shkak se situata aktuale i ngjanë shumë kohës kur Milošević-i doli në skenë në Gazimestan më 1989.

Milos Ciric
Milos Ciric është politolog serb, edukator, shkrimtar dhe aktivist i mediave dhe të drejtave të njeriut. Ai ka kryer studimet bachelor në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Beogradit, studimet master në politikë kulturore në Universitetin e Arteve në Beograd dhe Lumière University Lyon 2 në Francë, si dhe një master tjetër në studime mediale në New School University, New York.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në serbisht.