
“Shpresë ka, por jo për ne”
Zbehja e afektit kolektiv të shpresës në Kosovën e pas pavarësisë.
Grave të reja iu dha një rol parësor, ndonëse simbolik, në vizionet e shtetit të ri: të përfaqësonin imazhin ideal të shtetit të ri tek audiencat e jashtme dhe të ofronin një model të kosovares ideale, që do të ndiqej nga audiencat e brendshme.
Të bëmat indivduale të grave, u cilësuan njëkohësisht si kontribute kolektive të shtetndërtimit.
Ky sistem arriti t’i lëkundë, por jo t’i çrrënjosë normat dhe pritshmëritë gjinore, ku gratë negociojnë vazhdimisht pozicionin e tyre në sferat e shumëfishta ekonomike, sociale dhe familjare apo farefisnore.
I gjithë fokusi i pasluftës në sundimin e ligjit ngushtësisht nënkuptonte përpjekje për të siguruar rendin, sigurinë dhe stabilitetin që të shmangej konflikti etnik, si dhe për të krijuar një shoqëri shumë etnike.
Mospërputhja e përgjithshme mes premtimeve të mëdha dhe realitetit, është më tepër rezultat i përqendrimit të qëllimshëm të pushtetit dhe burimeve ekonomike në sektorë dhe grupe të caktuara shoqërore.
Mund të ngjajë se shpresa për shtetin që do të krijohej dhe kufizimet nga jashtë e shpërqendruan dhe privuan shoqërinë kosovare nga pyetja thelbësore: çfarë lloj shteti po ndërtohet dhe për kë?

Rozafa Berisha
Rozafa Berisha është antropologe sociale. Ajo ka doktoruar në Universitin e Manchesterit dhe akutalisht është hulumtuese në Universitetin e Utrechtit.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.