KOSOVO2.0

“Shtesa e fundit”

“Shtesa e fundit”

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, policia, gjykata, prokuroria dhe qeveria treguan secila versionin e vet, dhe në asnjërin prej tyre shtëpia nuk ishte e saj.

Ashtu si burrat e Trojës me Kasandrën, edhe zyrtarët e kuptuan mirë Arlindën: e dëgjuan, ia regjistruan dëshimtë e fjalët dhe, në rastin e gjykatës, i dhanë të drejtë, por askush nuk i nxori nga shtëpia familjarët e ish-bashkëshortit të cilët ia kishin uzurpuar atë.

Institucionet e trajtonin kujdestarinë e djalit dhe kthimin në shtëpi si dy çështje të ndara, me vendime të ndara dhe zyra të ndara, ndërsa për Arlindën ato ishin një çështje e vetme.

Askush nuk mori përgjegjësi dhe askush nuk dha dorëheqje, as edhe simbolike, sikur zinxhiri i institucioneve që e ktheu Arlindën te dera e shtëpisë së vet të mos kishte askënd në krye.

E vetmja histori që nuk e lejoi rrëfimtaren e saj të jetonte ishte ajo e Arlindës, sepse ishte e vetmja që kërkonte që diçka të ndryshonte.

author

Dafina Halili

Dafina Halili është gazetare e lartë në K2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.