
Të jetosh me një baba feminist
Si mund ta ndryshojë botën mbështetja e një babai.
|2019.10.11
|
Në familjen tonë nuk kishte tabu. Kishte vetëm një mendësi shumë të hapur rreth romancës dhe të gjithë - të katër - i ndanim mendimet, përvojat dhe ndjenjat tona me njëri-tjetrin.
Disa prej miqve shqiptarë të babit e quanin të çmendur që po më jepte kaq shumë liri.
Babit i pëlqente shumë fakti që e quaja veten feministe, sepse ishte i bindur që do të më bënte më të fuqishme dhe do të bënte që të mërzitesha më pak për ç’mund të thoshin njerëzit.
Ndërroi jetë ndërsa isha në Gent, duke mbajtur prezantimin mbi sakrificat që i kishte bërë ai në jetën e tij si refugjat.
Më e rëndësishmja, gjithmonë më mësoi si të isha njeri i vetvetes, si të jetoja, e madje edhe si të jetoja pa të, kur ai të mos ishte më këtu.

Deniza Miftari
Deniza Miftari është punëtore sociale 24-vjeçare nga Kosova, që jeton në Belgjikë. Ajo ka diplomuar në degën e Migrimit dhe të Punës Ndërkulturore, dhe njihet si anëtare shumë aktive e shoqërisë belge. Familja e saj iku nga lufta kur ajo ishte trivjeçare. E vetëdijshme për pozitën e prekshme të saj si grua me prejardhje emigrante, filloi të identifikohej si feministe dhe avokuese e të drejtave të njeriut. Në moshën 19 vjeçare e publikoi koleksionin e parë të poezive, të titulluar “Sober Thoughts” dhe në moshën 23-vjeçare u zgjodh anëtarja më e re e këshillit të qytetit Roeselare për Partinë e Gjelbër. Ajo është personi i parë me prejardhje emigrante që u zgjodh për të shërbyer në një post publik në qytetin e saj.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.