
Jetët paralele të sorrave
Segregimi i sorrave pasqyroi edhe atë të njerëzve në Gjilanin e viteve '90.
|2016.04.26
Këso mënyre, segregacioni ndëretnik dhe jeta paralele e viteve ’90 përfshiu edhe ndarjen e shpezëve: në të shqiptarëve e në të serbëve. Te kjo ndarje e shpezëve dalloheshin alegoritë për suprimimin e autonomisë së Kosovës, diskriminimi kundër shqiptarëve dhe jeta e tyre paralele dhe hakmarrja ndaj serbëve. Mund të dallohej secili narracion i ashpër.
Sa mallkimet, etiketimet e linçimet merrnin fëmijët e tillë, si “spiunë e tradhtarë”. Sidoqoftë, e vërteta ishte se “fëmijët spiunë” lëndoheshin emocionalisht nga bashkëmoshatarët.

Avni Rudaku
Avni Rudaku përfundoi studimet universitare dhe pasuniversitare për psikologji dhe sociologji në Universitetin e Prishtinës. Rudaku është anëtar aktiv në Qendrën për Art Bashkëkohor “Varg e vi” dhe kolumnist i rregullt javor në shtojcën për kulturë të gazetës së përditshme “Kosova Sot” që nga viti 2010. Është autor i dy librave dhe publicist. Aktualisht jeton dhe vepron në Gjilan.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.