
Realiteti reciklues
Ëndrrat e gjelbra të Kosovës mbesin të parealizuara — tani për tani.
|2015.08.05
Gjendja e mjerueshme e kapaciteteve recikluese të Kosovës gjithashtu theksohet nga Banka Botërore në Analizën Mjedisore të Vendit, e cila thotë se “Kosovës i mungon menaxhimi i duhur i mbeturinave për gati të gjitha llojet e mbeturinave të ngurta (shtëpiake, industriale, shëndetësore dhe të rrezikshme)”. Kjo më tej ndërlikohet me faktin se “të dhënat dhe sistemet e informacionit mbi mbeturina janë të pakta”.
Megjithatë, në fund të fundit, Kosova mund të ketë dobi nga pasuria e vet mjedisore. Kushdo që del jashtë qendrave urbane mund ta dëshmojë këtë dhe bukuria natyrore e vendit do të mund të ishte shkas për ta çuar Kosovën përpara drejt një rrugëtimi të qëndrueshëm.

Chris Wilson
Chris Wilson është hulumtues dhe drejtor analitik në Dr. Alon Brn-Meir Institute. Ai ka kryer masters në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në The New School në Nju Jork – duke shkruar tezë për lëvizjet sociale në Kosovë – dhe baqellors në drejtimin e politikës në Ithica College.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.