
Unë kam qenë në luftë
|2023.10.02
|
Rrotullimit a ndërrimit të krahut i kishim thënë lamtumirë, që kur i kishim lënë shtretërit tanë e kishim dalë maleve në mars të vitit 1999. Ndërrimi i krahut ishte lëvizje e paraluftës.
E mbaj edhe vetë mend se si një herë, kam bërtitur sa kam mundur, si duke u lutur që dikush të më shpëtojë nga humbja e madhe e rrobave nga urina. Një tas plastike u bë shpëtimi im. Në qoshe të pjesës së ngjitur në traktor, çlirohem. Një luftë më pak.
Ende s’e di se përse s’mbaj mend se sa të gjata i kam pasur flokët, por prapë e mbaj mend se kam qenë në luftë. Kujtimet e mia të trubullta, megjithatë më tregojnë, sidomos këto ditë, se unë e kam parë luftën.

Aulonë Kadriu
Aulonë Kadriu është redaktore e lartë në K2.0. Ajo ka kryer studimer bachelor për shkencat politike në Universitetin e Prishtinës dhe studimet post-diplomike për gratë, gjininë dhe seksualitetin në University of Kansas, ShBA.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.