
Vota prej larg
Anëtarët/et e diasporës votuan për një përfshirje që shkon përtej thjesht zgjedhjeve.
|2025.07.01
|

Serafina me nënën e saj në Gjermani. Fotografia nga arkivi i Serafina Ferizaj.
"Kur kjo është historia jote, një pjesë e jotja gjithmonë do t’i përkasë atij vendi", thotë Ferizaj.
Këto polemika të reja sollën në sipërfaqe një debat të kahershëm: rolin e diasporës në jetën e Kosovës — një debat që zakonisht ndizet çdo verë, kur dhjetëra mijëra mërgimtarë kthehen në vendlindje, dhe arrin kulmin në prag të zgjedhjeve.
Diaspora nuk shihet më si një trup i largët apo i shkëputur nga realiteti i vendit të origjinës, por si një pjesë përbërëse e jetës politike dhe ekonomike të tij
Dhe ndërsa komunitetet jashtë vendit rriteshin dhe forcoheshin, konceptet tradicionale të shtetësisë dhe përkatësisë politike nisën të ndryshonin bashkë me to.

Osman Osmani me mikun e tij të kahmotshëm dhe veprimtarin politik, Faton Topalli, diku në fund të vitit 1983, në korridoret e një stacioni treni në Zvicër.
Kjo vazhdimësi identitare dhe politike për diasporën që vazhdon të mbajë lidhje me Kosovën, bëhet edhe më e dukshme kur shihet në dritën e rrugëtimit historik të migrimit nga Kosova.

Hilmi Gashi në vitin 1996, gjatë kohës kur ishte përgjegjës për programin në gjuhën shqipe në radion lokale Radio Bern në Zvicër. Fotografia nga arkivi i Hilmi Gashit.
“Shpeshherë, mënyra se si ke ikur nga vendi yt ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si lidhemi me të, po edhe me vendin ku kemi migruar”, thotë Albesa Aliu, psikologe që jeton në Montreal të Kanadasë, ku ka marrë nënshtetësinë para pak muajsh.
"Kur mendoj të ardhmen time, nuk mund ta imagjinoj veten të angazhuar në ndonjë projekt ku Kosova të mos jetë në qendër”, thotë Pulatani.
Shumë shqiptarë të diasporës u identifikuan politikisht me LVV që në hapat e saj të parë, duke parë në të një vazhdimësi të aspiratave për vetëvendosje dhe drejtësi sociale që kishin mbetur pezull pas luftës.
Përkrahja kryesore për LVV në zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit lidhet kryesisht me përpjekjen e qeverisë Kurti për të luftuar strukturat paralele serbe në veri të vendit
Derisa për një pjesë të madhe të diasporës vazhdon të mbijetojë një ndjenjë besimi dhe shprese te premtimet e qeverisë, për të tjerë entuziazmi fillestar është zbehur.

Anëtarë të diasporës kosovare në Zvicër, duke protestuar në pranverën e vitit 1998 në Cyrih kundër luftës që sapo kishte shpërthyer në Kosovë. Fotografia nga arkivi i Osman Osmanit.
Edhe pse disa në diasporë e shohin retorikën e ngarkuar me patos të Kurtit ndaj tyre si të qëllimshme — madje edhe si një formë instrumentalizimi — shumë të tjerë e konsiderojnë atë si të pranueshme.

Dafina Halili
Dafina Halili është gazetare e lartë në K2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në "HIVE" ose konsideroni një donacion.