
Zërat e një brezi që kërkon ndryshim
Të rinjtë që protestojnë në Tiranë flasin për arsyet, kërkesat dhe të ardhmen që duan të ndërtojnë në Shqipëri.
![E mbaj mend shumë mirë atë moment [daljen për herë të parë nëx protestë]. Pas një trajnimi, u ulëm një grup shokësh e shoqesh në kafe dhe në telefon pamë pamjet se si një person në Zvërnec u tërhoq zvarrë nga një polici private, pasi u dhunua dhe u rrëmbye, para Policisë së Shtetit, që nuk bëri asgjë për ta ndaluar.<br />
<br />
Mbaj mend një revoltë që nuk e kisha përjetuar më herët. Pak më vonë kuptova që ajo revoltë, në fakt, ishte kombëtare.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fadmin.kosovotwopointzero.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F10%2FEntenela_Ndrevataj-Photo_IsaMyzyraj-scaled.jpg&w=1920&q=80)
Fotografia: Isa Myzyraj
E mbaj mend shumë mirë atë moment [daljen për herë të parë nëx protestë]. Pas një trajnimi, u ulëm një grup shokësh e shoqesh në kafe dhe në telefon pamë pamjet se si një person në Zvërnec u tërhoq zvarrë nga një polici private, pasi u dhunua dhe u rrëmbye, para Policisë së Shtetit, që nuk bëri asgjë për ta ndaluar.Mbaj mend një revoltë që nuk e kisha përjetuar më herët. Pak më vonë kuptova që ajo revoltë, në fakt, ishte kombëtare.
Nëpër çdo cep të Tiranës, qytetarët na ofrojnë ujë dhe ushqime, na strehojnë.

Fotografia: Isa Myzyraj
Unë kam protestuar që nga maji, për arsye se kjo qeveri ka 13 vite që ka shtypur ëndrrat e fëmijëve, ëndrrat e moshatarëve tanë dhe ka shkaktuar dhe ka shpopulluar këtë vend.Momentin që vendosa të dal në protestë, kam qenë në ekskursion me klasën time dhe ishte bërë njoftimi që do të bëhej protesta me datën 31 maj. Dhe direkt sa kam ardhur nga ekskursioni, u bë mbledhja e parë te Ministria e Brendshme, ku u bë turma masive.

Fotografia: Isa Myzyraj
Prej disa vitesh, situata është përkeqësuar, sidomos për studentët, duke filluar nga kushtet në fakultete e deri te ndihmat që përmendi kryeministri dhe bursat, të cilat janë në gjendje goxha të mjerueshme dhe nuk mjaftojnë as për taë paguar qiranë, edhe kur e ndajmë me të tjerët.Kushtet në shkolla dhe në universitete janë shumë të këqija, cilësia e mësimit, por sidomos gjendja ekonomike, sepse familja jonë nuk e ka të
Mendoj që është shumë vështirë Gjeneratës Z dhe gjeneratës që është në moshë me ne, t'ua ulësh kokën.

Fotografia: Isa Myzyraj
Arsyet e daljes në protestë janë të pafundme.
Protesta ka nisur që në verë për mua, për një pjesë tjetër ka nisur këto shtatë ditë, por arsyet lindin me keqmenaxhimin e qeverisë, lindin me degradimin dhe mosmbajtjen e përgjegjësive, dhe këto ditë është përshkallëzuar aq shumë reagimi i kryeministrit, aq sa duket paradoksale që ai kërkoi të mbanin përgjegjësi prindërit e fëmijëve të mitur, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve refreni ka qenë i përgjegjësive personale kundrejt të gjithë ministrave të korruptuar të qeverisë së tij.

Fotografia: Isa Myzyraj
Kam qenë në protestë prej fillimit, që në maj, dhe madje me një grup artistësh, prej janarit kemi bërë një grafikë të madhe, diku 80 metra, kundër projektit të Zvërnecit dhe Sazanit. Kështu që ka filluar që në janar, mund të themi.Përveç projektit që e kemi bërë me artistë aktivistë, protesta e parë ka qenë më 16 maj, që ka qenë e thirrur nga organizatat mjedisore.

Fotografia: Isa Myzyraj
Kam dalë në protestë që në ditën e parë të protestës në Zvërnec, kur ndodhi ngjarja, dhe jam në protestë sepse nuk e pranoj dot padrejtësinë, nuk e pranoj dot pabarazinë dhe ajo çfarë po ndodh në vendin tonë është jonormale dhe prandaj jam në protestë.Kërkesa thelbësore për mua është dorëheqja e kryeministrit, por nëse do të rendisja të dytën, është anulimi i projektit dhe ligjit për zonat e mbrojtura.
Të rinjtë kanë aspirata dhe e kanë një jetë të tërë përpara për të kërkuar shumë më tepër sesa çka u ofrohet sot.

Fotografia: Arkivi Personal
Në protestë kam dalë që në vitin 2018, kur si studentë kemi protestuar për kushtet në universitet dhe përgjatë këtyre viteve kemi protestuar kundër oligarkisë ekonomike, mediave të kapura dhe kriminalizimit të parlamentit dhe qeverisë.Momenti i parë kur kam dalë në protestë ka qenë në vitin e dytë të fakultetit, për faktin se unë gjeta një universitet totalisht të ndryshëm nga që kisha imagjinuar.
Më shumë në mendje nga kjo protestë do të më ngelet energjia, vrulli, vullneti, fakti që nuk patën frikë dhe guximi i jashtëzakonshëm që kanë treguar.

Isa Myzyraj
Isa Myzyraj është gazetar në Shqipëri dhe aktualisht punon në televizionin Report TV, ku mbulon çështjet politike. Ai është kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dhe ka përfunduar studimet në Shkenca Politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Shqipëri.