
Adoleshencë e ndërprerë në filmin “Dua” të Blerta Bashollit
Regjisorja rikthehet në lagjen e Prishtinës ku u rrit dhe e sjell luftën përmes syve të një 13-vjeçareje, me dhunën në periferi të kuadrit.

Basholli dhe aktorët në sheshxhirim në dhomën e ndenjës. Fotografia: Ferdi Limani
“Dua” kthehet te vetë lufta dhe e rrëfen atë përmes syve të një vajze adoleshente.

Blerta Basholli duke e udhëzuar Pinea Matoshin dhe Vlera Bilallin gjatë xhirimit të një prej skenave në "Ulpianë". Fotografia: Ferdi Limani
Lexo gjithashtu:

Biseda
Blerta Basholli: Nuk e di a më interesonte tregimi sa më interesonte Fahrije Hoti
Dafina HaliliBasholli e kishte në mendje filmin “Dua” shumë kohë para se ta realizonte “Zgjoin”. Për vite me radhë, thotë ajo, e kishte bartur më shumë si një ndjenjë sesa si një ngjarje, si diçka që e dinte se do t’i duhej ta realizonte një ditë, por që vazhdimisht e mënjanonte.
Ndërkohë, historia e një gruaje tjetër erdhi e para. Në vitin 2011, pas katër vitesh në New York, ku përfundoi studimet pasuniversitare për film në Universitetin e New York (NYU), Basholli u kthye në Kosovë dhe shkoi në Krushë të Madhe, një fshat në jugperëndim të Kosovës ku, më 25 mars të vitit 1999, forcat serbe i ndanë burrat dhe djemtë e rritur nga gratë dhe i morën me vete. Atë ditë u vranë ose u zhdukën 241 persona, ndërsa trupat e afro 60 prej tyre ende nuk janë gjetur, përfshirë edhe trupin e bashkëshortit të Fahrije Hotit.
Hoti kaloi orë të tëra duke i rrëfyer Bashollit se si kishte jetuar që atëherë: si kishte mësuar ta voziste veturën, duke u bërë gruaja e parë në fshat që e kishte bërë këtë, dhe si ishte përqeshur për këtë; si kishte trokitur derë më derë për të kërkuar punë, dhe e kishin refuzuar; dhe si, përfundimisht, kishte mbledhur gra të tjera të veja për të bërë ajvar dhe për ta shitur. Ky rrëfim u shndërrua në “Zgjoin”, me Yllka Gashin në rolin e Hotit, në një interpretim që i solli asaj çmime në disa festivale ndërkombëtare. Basholli vendosi se kjo ishte historia që do ta rrëfente së pari, ndërsa vajza nga lagjja “Ulpiana” vazhdonte të priste.
Ajo priti realizimin e “Zgjoit” dhe gjithçka që pasoi me premierën e tij. Tek pasi filmi ishte i gatshëm për publikun, Basholli u ul me producentët e saj, veçanërisht me Valon Bajgorën, për t’ju rrëfyer planet për filmin tjetër. Ende nuk kishte skenar, madje as një faqe të shkruar, ndaj ajo thjesht ua rrëfeu dhe, brenda pak minutash, përshkroi një film që, për momentin, ekzistonte vetëm në kujtesën e saj. Ajo u tregoi se donte të realizonte një film që bazohej në jetën e saj, në përvojën e saj si adoleshente në vitet 1998 dhe 1999 dhe për mënyrën se si ajo dhe shoqet e saj përpiqeshin të bënin një jetë normale në një situatë krejtësisht jonormale. U tregoi se sa shumë donin të organizonin ndeja dhe se si u dukej se policia i priste në çdo cep, duke rrahur njerëz në rrugë dhe duke u futur nëpër kafene për t’i nxjerrë të gjithë jashtë.
“Valoni eshtë i gjeneratës sime dhe e kuptoi menjëherë çfarë doja të prekja, pavarësisht se ende nuk e dinte rrjedhën e personazhit”, thotë ajo. “I besoi rrëfimit. Unë i kam treguar se nuk do të ishte film për luftën në kuptimin primar të fjalës, por do të tregohej përmes syve të adoleshentëve, me luftën si prapavijë konstante”.
Sapo nisi ta shkruante skenarin, Bashollit i duhej të kthehej prapa në ato vite dhe ta pyeste veten se çka kujtonte saktësisht me të vërtetë për atë periudhë. Ajo iu drejtua njerëzve të moshës së saj me një pyetje: a kishin organizuar vërtet ndeja gjatë ditës? Po, dhe një shoqe i tha se ndejat për ta ishin një mënyrë për t’i ikur realitetit.
“Ishte një mënyrë për t’i diskutuar sërish këto gjëra, për veten time dhe për publikun, në kuptimin e asaj që përjetuam dhe çka nënkuptonte ajo periudhë për ne”, thotë ajo.

Blerta Basholli dhe Valon Bajgora takohen rastësisht me regjisorin e teatrit, Fatos Berisha, gjatë xhirimit të skenave në "Ulpianë". Fotografia: Ferdi Limani
Në një vend të tillë, sa më pak të binte në sy një vajzë, aq më mirë, dhe sa më shumë të dukej ende si fëmijë, aq më mirë.

Kostumografja Leonora Mehmeti-Hoxha kontrollon veshjet para xhirimit të një skene intime me Yllka Gashin dhe Pinea Matoshin. Fotografia: Ferdi Limani

Blerta Basholli duke diskutuar skenarin me Kushtrim Hoxhën dhe Pinea Matoshin. Fotografia: Ferdi Limani
Kur dhuna afrohet, kamera fokusin e ka te vajza.

Blerta Basholli në sheshxhirimin e skenës në dhomën e vajzave. Fotografia: Ferdi Limani
Pavarësisht gjithë asaj që po ndodh në Prishtinë, diku tjetër situata është edhe më keq.

Blerta Basholli me udhëzime para xhirimit të skenës së protestës, ku morën pjesë qindra figurantë. Fotografia: Ferdi Limani
Më e keqja e luftës, mizoritë për të cilat deri atëherë vetëm kishin dëgjuar, po vinin.

Dafina Halili
Dafina Halili është gazetare e lartë në K2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.