
Brezi i ri i filmbërësve/eve kosovarë/e thonë fjalën e tyre
Regjisorët/et nga kategoria e garës kombëtare të DokuFest.
&|10.08.2023
|

Pamje nga filmi “Prishtinë, 2002”

Ka qenë sfidë me e realizu filmin për shkak se Prishtina ka pësu transformim të tmerrshëm dhe shumë pak vende kanë mbetur nga ajo kohë.
Sa i përket grafiteve serbe, normalisht që janë mbulu, kështu që i kemi rikriju prej fillimit. Kemi marrë leje prej policisë, por ka ndodh diçka interesante. Në Ulpianë, një grua është shqetësu për shkak të grafiteve, nuk e ka ditë se çka po

Pamje nga filmi “E ardhmja asht ma e mirë, shoqe”

Për filmin “E ardhmja asht ma e mirë, shoqe”, me vete kam marrë vetëm kamerën. Thjesht po shkoja në një fshat, ndaloja makinën, merrja kamerën dhe trokisja në dyer.
Shumica e këtyre grave e kishin kryer klasën e katërt ose të tetë të shkollës fillore dhe shumica e tyre ishin analfabete. Ulesha me to dhe ato më ofronin kafe dhe pastaj bisedonim. Një gjë për të cilën gjithmonë filsnin ishte shkolla, se si donin të arrinin më shumë, se pse nuk ia dolën ta përfundonin shkollën. Bëhej fjalë për ëndrrat

Pamje filmi nga “I kemi varros baballarët”

Unë shkoj në Kosovë gati çdo vit, për me kriju lidhje me familjen time, me shtetin tim. Kjo ma bëri më të lehtë për të bërë një film atje. Ishte diçka shumë e mirë pasi edhe kam ardhur të bëja filmin, por edhe e kam pa familjen time dhe kam mujtë me i pasë edhe ata në film. Është një skenë ku e gjithë familja ime është pjesë e filmit.
Kur nipi i jep disa dru babait — në fakt ai është babai im i vërtetë dhe më pas është një skenë në dhomën e ndejës ku shihet një familje — ajo është familja ime e vërtetë, daja, nipat, tezet dhe mami.
Kjo ka qenë skena më e vështirë që e kam bo. Jo që e kam pasë vështirë me i shti me lujtë, por sepse është shumë vështirë me bo një film shumë personal me familjen, sepse e ekspozon veten shumë. Në fund, ata e shijuan, aktruan shumë mirë. E shijuan sepse takuan shoqërinë time nga Franca, shokë të cilët nuk kanë pasë mundësi me i taku më herët. Po ashtu, ka qenë mënyrë e mirë për t’iu treguar se me çka merrem në Francë, cila

Pamje filmi nga “Bartësit e betonit”

Si sociologe, gjithmonë kam dashur që ta përdor filmin si medium, por shtytësi që ma ka jep atë kurajon dhe vetëbesimin për t’i hyrë kësaj fushe pa përvojë paraprake kanë qenë dy punëtori, njëra e DokuFest në 2022 dhe tjetra e Kino ARMATA, programit Neo School.
Mendoj se regjisorët më të mirë janë ata që jodomosdoshmërisht kanë prapavijën vetëm në filml, por ata që i përmes një fushe tjetër të përvojës, e sjellin atë dije në skenën e filmit.
Para se me dalë në xhirime, ti veç e ke një ide se qysh don me u dokë filmi, por pa dalë në terren, pa i marrë pamjet nuk e di se cilat elemente do të bashkohen. Ekipi im me të vërtetë ka qenë i mrekullueshëm dhe bashkëpunimi ka qenë perfekt. Një nga vështirësitë ishte afati kohor, se e kemi pasë vetëm një ditë për xhirime, por edhe kjo e ka bërë edhe më të bukur, sepse përkundër vështirësisë së kohës ia arritëm.

Pamje nga filmi “Hana e Re”

Dua që aktori/ja t’i japë jetë personazhit në mënyrën e vet. Sado që ia shpjegoj se çka dua të tregoj apo çka dua të shpreh, aktori/ja e ka shumë të vështirë sepse nuk e ka parë. Kjo është arsyeja pse unë me të vërtetë dua që ai ose ajo t’ia shtojë personazhit përvojën e vet. Zakonisht kam një profil të personazhit, e marr personazhin dhe ia shkruaj emrin, sa vjeç janë prindërit e tij/saj dhe kur kanë lindur, a është fëmija i parë apo i dytë, çka ka pasë qejf më bo dhe çka bën, çka kish bo nëse i kish fitu 1 milion euro.
Janë disa pyetje që unë ia bëj personazhit tim dhe më pas kur ia jap aktorit/es, i pyes çka ai/ajo kish bo, jo unë.
Filmi ka një fund të hapur. Hana është para një vendimi të madh. Çfarëdo vendimi që ajo merr nuk është as i drejtë as i gabuar. Nuk ka vendim të mirë apo të keq. Publiku nuk e di saktësisht. Kur filmi përfundon, të gjithë në publik duhet ta marrin vendimin e tyre. Nuk doja që unë ta përcaktoja vendimin e Hanës sepse unë jam ndryshe nga ajo dhe nuk doja ta diktoja se çka

Pamje nga filmi “Mut me lule”

Pamje nga filmi “we were, however, able to see the construction”

Aulonë Kadriu
Aulonë Kadriu është redaktore e lartë në K2.0. Ajo ka kryer studimer bachelor për shkencat politike në Universitetin e Prishtinës dhe studimet post-diplomike për gratë, gjininë dhe seksualitetin në University of Kansas, ShBA.

Daniel Petrick
Daniel Petrick është ish-redaktor i lartë i K2.0. Ai shkruan për tema që lidhen me Ballkanin.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.