
Brukseli kërkon që Kosova t’i përmbushë zotimet e veta. Por kush e mban BE përgjegjëse?
Teksa BE kundërshton ndryshimet e Kosovës në ligjin për Dhomat e Specializuara, vazhdojnë të shtrohen pyetje për zotimet e vetë Brukselit, mbështetjen e vazhdueshme për EULEX dhe kufijtë e sovranitetit të Kosovës.
Lexo gjithashtu:

Pikëpamje
Revizionizmi i Clint Williamson e mjegullon shkallën e ndryshimeve në çështjen e Dhomave të Specializuara
Muhamet BrajshoriPër Kosovën, ky ishte lëshim i jashtëzakonshëm politik. Ai nënkuptonte krijimin e një institucioni të posaçëm gjyqësor për t’i trajtuar pretendimet për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe pas saj, përfshirë pretendimet për akte të kryera jashtë Kosovës, veçanërisht në Shqipëri. Pretendimet u hetuan më pas nga Task-Forca Speciale Hetimore (SITF), e themeluar nga BE në vitin 2011 pas një raporti të Këshillit të Evropës, i cili pretendonte se ishin kryer krime të rënda. Gjykata që do të rezultonte nga ky proces do të funksiononte jashtë territorit të Kosovës, në Hagë, ndërsa zyrtarisht do të mbetej pjesë e sistemit të saj gjyqësor.
Kuvendi i Kosovës e miratoi marrëveshjen në vitin 2014 dhe më vonë, në gusht të vitit 2015, ndryshoi Kushtetutën dhe miratoi legjislacionin e nevojshëm për themelimin e gjykatës.
Pavarësisht se çka mendohet për atë vendim, veprimet e Kosovës janë të qarta. Ajo ndryshoi sistemin e vet kushtetues dhe ligjor për të përmbushur atë që kishin kërkuar partnerët e saj perëndimorë. Është shumë më e vështirë të përcaktohet se çka bëri BE nga ana e saj.
BE nuk mund thjesht të deklarojë se ekziston një detyrim dhe të presë që diskutimi të përfundojë me kaq. Autoriteti i saj nuk e përjashton atë nga shqyrtimi kritik.
Një gjykatë mund t’i përkasë ligjërisht Kosovës, ndërkohë që merr ndihmë nga jashtë. Por, kur Brukseli këmbëngul se Kosova duhet t’i respektojë marrëveshjet ekzistuese, ai u detyrohet qytetarëve të Kosovës një shpjegim se pse praktikat e veta institucionale duket se ndryshojnë kaq shumë nga garancitë politike të dhëna fillimisht.
Pavarësia e gjyqësorit duhet t’i mbrojë gjykatat nga ndërhyrjet e papërshtatshme politike. Ajo nuk duhet t’i mbrojë institucionet nga kritikat dhe as ta bëjë punën e tyre të paprekshme për nga shqyrtimi.
Ky nuk është argument për t’i vendosur gjyqtarët nën kontrollin politik. Është argument kundër vendosjes së të gjithë mekanizmit institucional jashtë shqyrtimit demokratik.
Kjo mosmarrëveshje nuk mund të reduktohet në një mospajtim për ndryshimet ligjore.

Muhamet Brajshori
Muhamet Brajshori është studiues dhe ligjërues universitar në Kosovë dhe jashtë saj. Ka përvojë të gjerë në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Më parë ka shërbyer si zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Tajlandë. Gjithashtu, për më shumë se 10 vjet, ka mbajtur disa pozita të larta në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.