
Giorgio Fusco: Të jem arbëresh më mëson të dua
Grupi muzikor arbëresh “SHEGA” debuton në Prishtinë, në karnivalin e K2.0.
|2023.06.21
|
Të jem arbëresh më mëson të dua edhe popujt tjerë, të dua kulturën tjetër, të dua ndryshimet kulturore. Të jem arbëresh ma mëson këtë, është si një himn për diversitetin.
Unë mendoj se nuk është kaq e rëndësishme të marim flamurin e të dalim të themi ja sa mirë që jemi arbëresh. Unë e pëlqej një kulturë reale, domethënë këngë, poezi që flasin për jetën, jo për etnocentrizëm.
Gjuha nuk është diçka që na mbyll brenda një vendi, është diçka që na i hapë dyert.

Aulonë Kadriu
Aulonë Kadriu është redaktore e lartë në K2.0. Ajo ka kryer studimer bachelor për shkencat politike në Universitetin e Prishtinës dhe studimet post-diplomike për gratë, gjininë dhe seksualitetin në University of Kansas, ShBA.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në "HIVE" ose konsideroni një donacion.