
Lufta e qeverisë kundër flamingove
Teksa protestat në Shqipëri u zgjeruan përtej shqetësimeve mjedisore, duke u shndërruar në një sfidë më të gjerë ndaj qeverisë, kryeministri Edi Rama lëvizi mes lëshimeve, sulmeve publike dhe një qasjeje gjithnjë e më konfrontuese të policisë.
Po aq e vështirë është të imagjinohet një ndryshim në mënyrën se si qeveris Rama, duke qenë se sistemi që ka ndërtuar gjatë 13 viteve në pushtet është karakterizuar nga akuza për korrupsion, lidhje me organizata kriminale dhe nepotizëm. Në vend që të ndryshojë qasje, Rama ka kërkuar vazhdimisht t’i kontrollojë dhe t’i minojë protestat. Për të kuptuar se si Rama arriti deri në këtë pikë, ia vlen t’i kthehemi javëve të para të lëvizjes.
Megjithatë, lëvizja e flamingove paraqet një sfidë krejt tjetër. Këtë herë, Rama nuk mund të mbështetej më në format se si kishte reaguar ndaj protestave të mëparshme, për dy arsye. Së pari, projekti i diskutueshëm zhvillimor lidhet me Kushnerin, dhëndrin e Trump, çka e bën çdo vendim për anulimin e tij politikisht të ndjeshëm, veçanërisht marrë parasysh ndikimin e administratës Trump në rajon dhe pasojat e mundshme diplomatike. Së dyti, lëvizja është përhapur në mbarë vendin, ka përfshirë diasporën dhe ka nxjerrë mijëra njerëz në rrugë, ndërsa kërkesat e saj janë zgjeruar përtej anulimit të projektit, përfshirë edhe dorëheqjen e Ramës.
Nga 1 deri më 3 qershor, qëndrimi i Ramës ishte se projekti në Zvërnec ishte çështje e zhvillimit të pronës private dhe se mbrojtja e mjedisit do të respektohej. Ai deklaroi se mosmarrëveshjet pronësore duhej të zgjidheshin nga gjykatat, duke e distancuar qeverinë nga çështjet që lidhen me pronësinë e tokës.
Çka rrezikohet në Zvërnec?


Strategjia e Ramës ishte ta bënte shpjegimin aq të ndërlikuar, saqë askush të mos arrinte ta kuptonte se çka po thoshte. Në fund të konferencës, u tha gazetarëve se ajo që kishin parë nuk ishte ajo që në të vërtetë e kishin parë.
Taktika të tilla, të përdorura qoftë nga aktivistë partiakë apo persona të tjerë, shtuan frikën se pjesëmarrja në protesta mund të sillte pasoja personale.
Disa komentues e paraqitën lëvizjen si kaotike, ekstremiste, komuniste, kundër zhvillimit ose ksenofobe.
Rama reagoi duke i paraqitur protestuesit si kundërshtarë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE – pikërisht brezin që pritet të përfitojë nga anëtarësimin në BE.


Lexo gjithashtu:

Pikëpamje
Në mbrojtje të zemërimit të Gjeneratës Z: Pse kanë rëndësi protestat në Shqipëri?
Lura PollozhaniZhgënjimi që qëndron pas këtij përshkallëzimi ishte i qartë te disa nga protestuesit më të rinj. Mbrëmjen e 13 tetorit, shkëmbeva mesazhe në internet me një student që mbështeste veprimet e dhunshme kundër ndërtesave të qeverisë. Kur e pyeta pse, u përgjigj: “Për 130 ditë me radhë folëm dhe marshuam në mënyrë paqësore, ndërsa qeveria na pështyu në fytyrë. Pastaj e ktheu situatën përmbys dhe të nesërmen na tha se do të duhej të ishim mirënjohës që na kishte pështyrë në fytyrë”.
Fjalët e tij pasqyrojnë ndjesinë gjithnjë e më të përhapur në mesin e protestuesve: se muaj të tërë protestash paqësore nuk kanë sjellë ndryshime të prekshme. Rama ka kaluar nga akomodimi te përpjekjet për t’i kontrolluar protestat dhe më pas te represioni, por asnjëra prej këtyre qasjeve nuk ka arritur ta ndalë një lëvizje që po sfidon gjithnjë e më shumë pushtetin e tij. Mbetet të shihet se deri ku është i gatshëm të shkojë Rama për ta mbajtur atë.
Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla

Rigels Lenja
Rigels Lenja është historian dhe gazetar nga Shqipëria, me bazë në Mynih. Ka përfunduar studimet BA dhe MSc në Histori Moderne Evropiane në Universitetin e Tiranës dhe doktoraturën në Histori Moderne të Ballkanit në Universitetin e Mynihut. Hulumtimi i tij përqendrohet në demokracinë, komunizmin, zhvillimin shoqëror, politikën e jashtme gjermane dhe fenë moderne








