
Pretty Loud: Ne nuk e kemi një shtet, e kemi gjithë botën
Vajzat që muzikën e kanë armën më të fortë kundër patriarkatit.

Silvia Sinani dhe Zlata Ristić kanë gjetur zërat e tyre si anëtare të bendit të vajzave Pretty Loud, duke folur për feminizmin dhe pabarazinë që i rrethon. Foto: Pretty Loud.
Silvia: Aksidentalisht jam bërë anëtare e Grubb-it. As nuk e kam ditur çka është, për çka ishin duke luftuar. Me siguri e di që dasmat tona rome janë të mëdha dhe unë kam vallëzuar në këto dasma. Një kolege e imja punonte në Grubb si mësuese dhe më ftoi të vallëzoj në ambientet e tyre. Më është dukur interesante prandaj kam qëndruar.Më vonë e kam kuptuar që kanë një drejtor nga Kanada i cili udhëton, i ka muzikalet e veta, flet rreth paragjykimeve dhe diskriminimit të cilin janë duke e luftuar. Kjo ishte interesante për mua sepse jam duke bërë atë që dua dhe gjithashtu jam duke luftuar për romët. Para dhjetë vjetësh më kanë ofruar mundësinë të bëhem mësuese e vallëzimit dhe ta përcjell njohurinë që e kam fituar.
Kur na kanë pyetur nëse duam të kemi bendin tonë, kemi thënë po dhe pastaj kemi vendosur që do të jetë bend grash.
Është qëllimi ynë të arrijmë sa më larg që është e mundur, jo vetëm njerëzit romë por të ndryshojmë qëndrimet e njerëzve ndaj romëve.
Nuk ka rëndësi kush ke qenë në të shkuarën. Duhet të shikosh në të ardhmen dhe të luftosh për dëshirat tua.

Dejan Kožul
Dejan Kožul është gazetar i cili punon për media të ndryshme në hapësirën Jugosllave (Novosti, Lupiga, FTV, etj). Për më shumë se tetë vjet ai ishte redaktor dhe prezantues për emisionin radiofonik KUPER i cili u transmetua në BH Radio, Radio Republika (Novi Sad), Radio Rojc (Pula), KLFM (Split), dhe Radio Apart (Beograd). Ai e përshkruan atë si territorin me më shumë liri dhe aftësi për të transmetuar sepse aty nuk ka tabu.
Ky artikull fillimisht është shkruar në serbisht.