Dhuna nuk përfundoi me mbarimin e luftës, përkundrazi, ajo mori forma të reja brenda krijimit të rendit të ri politik të Jugosllavisë. Nga kjo periudhë ma së shumti kujtohet masakra e Tivarit. Në mars të vitit 1945, forcat jugosllave rekrutuen, kryesisht me dhunë, rreth 7.700 burra shqiptarë, të cilët i ndanë në tri konvoje dhe i nisën njeni pas tjetrit në nji rrugëtim vdekjeprurës drejt Malit të Zi, përmes veriut të Shqipnisë. Sipas historianit Uran Butka, më 31 mars 1945, vetëm në Tivar, forcat partizane masakruen 1.460 rekrutë shqiptarë. Vrasjet ndodhën edhe në vende të tjera, veçanërisht përgjatë rrugës për në Tivar.
Lexo gjithashtu

Në thelb
“Qata me billboarda në ndërtesa 6-katëshe, i kanë paret për fushatë”
Valmira RashitiPërtej qarqeve akademike, Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës (OVLANÇ), çdo vit organizon tubime lidhun me luftën antifashiste. Aktivitetet e kësaj organizate jo-qeveritare nuk marrin ndonjë vëmendje të madhe mediatike por informatat për to janë të qasshme në faqen e Facebook-ut të organizatës, të cilën e udhëheq Lekë Hoxha, i biri i Fadil Hoxhës (1916-2001) – partizan dhe figurë kyçe politike në Kosovë pas LDB, dhe Vahide Hoxhës – figurë e randësishme e Frontit Antifashist të Grave të Kosovës, e ma vonë edhe mësimdhanëse në shkollën normale në Prishtinë. Organizimi i sivjemë i OVLANÇ-së ishte tubimi në fund të tetorit në Prishtinë me temën “Kontributi dhe emancipimi i gruas në Kosovë që nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”.
Edhe pse ngjarje të vogla si kjo i rikthejnë rrëfimet për gratë në vëmendje, ato nuk e ndryshojnë faktin se në narrativat dominante të historiografisë shqiptare përpjekjet e grave për liri kombëtare e gjinore, edhe kur janë të pranishme, nuk trajtohen përmes kornizave teorike feministe. Nga këto rrëfime të randësishme të LDB-së e socializmit asht ai i Frontit Antifashist të Grave (FAG), apo në gjuhët sllave të Jugosllavisë, Antifašistički Front Žene-AFŽ, që doli nga LDB me premtimin për emancipim gjinor si pjesë e modernizimit të Jugosllavisë.
Në Kosovë, FAG-u u njoh kryesisht për aktivitetet e tyne pas LDB, veçanërisht për heqjen e mbulesës muslimane dhe mësimin e shkrim-leximit të popullatës, sidomos të grave. Këto fushata po ashtu përbajnë pothujse pjesën qendrore të shtypit të FAG-ut në Kosovë, që ishin Buletinët e revista “Agimi”. Roli dhe sfidat e FAG-ut në pas LDB nuk munden me u kuptu në vakum, sidomos nëse puna e tij shihet kundrejt realitetit politik e ekonomik të kohës në të cilin veproi. Nga kjo qasje del në pah nji dyzim, përkatësisht tensioni mes synimit të FAG-ut dhe mënyrës se si arritej ai synim. FAG-u si synim parësor kishte çlirimin dhe emancipimin e grave, por përbrenda shtypit të FAG-ut krijonte hapësirë edhe për avokim të politikave represive të pushtetit.
Mbase, kjo do të ketë qenë mënyra e vetme e luftës për emancipim, duke negociu me pushtetin – raste jo të rralla edhe në kontekste tjera historike e gjeografike.
Konteksti në të cilin u formësu e vepronte FAG-u
Në vitet që i paraprinë përfundimit të LDB-së, përpjekjet për definimin e statutit të Kosovës mbetën të papërmbushuna – si në Kuvendin e Mukjes, në gusht të vitit 1943, ku Balli Kombëtar kërkonte bashkimin e Kosovës me Shqipninë, ashtu dhe në Konferencën e Bujanit, në fund të dhjetorit 1943 e fillim të janarit 1944, ku delegatët komunistë shqiptarë të Kosovës kërkuen të drejtën për vetëvendosje.
Me përfundimin e luftës, Kosova mbeti si pjesë e Serbisë brenda kuadrit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ).
Ngjarjet e ardhshme
Nuk ka ngjarje!




Mitrovicë: 1944. Një shqiptar pi duhan para një tabele njoftimi. Fotografia: Burim i hapur online.
Edhe pse ngjarje të vogla si kjo i rikthejnë rrëfimet për gratë në vëmendje, ato nuk e ndryshojnë faktin se në narrativat dominante të historiografisë shqiptare përpjekjet e grave për liri kombëtare e gjinore, edhe kur janë të pranishme, nuk trajtohen përmes kornizave teorike feministe. Nga këto rrëfime të randësishme të LDB-së e socializmit asht ai i Frontit Antifashist të Grave (FAG), apo në gjuhët sllave të Jugosllavisë, Antifašistički Front Žene-AFŽ, që doli nga LDB me premtimin për emancipim gjinor si pjesë e modernizimit të Jugosllavisë.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në "HIVE" ose konsideroni një donacion.
